Komisioneri Roland Ilia nuk deklaron pasurinë/ Rezulton pa shtëpi dhe me një makinë Peugeot

Diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Shkodrës. Z. Ilia është licencuar në profesionin e avokatit në vitin 1997. Sipas deklarimeve të të ardhurave për vitin 2017, komisioneri Roland Ilia nuk ka të deklaruar asnjë shtëpi të tijën. Në të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike, Z. Ilia ka deklaruar të ardhura në vlerën 3 536 564 Lekë nga të cilat 3 459 564 Lekë janë nga pagat dhe dietat pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për periudhën 12 mujore të vitit 2018 ndërsa vlera 77 000 Lekë është shpërblim i prapambetur i vitit 2017 i kaluar në llogarinë e pagës në datën 12.01.2018.

Gjithashtu, Bashkëshortja e komisionerit Roland Ilia, ka të ardhura në vlerën 717 912 Lekë nga paga si Drejtoreshë e Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër për periudhën 01.01.2018.31.08.2018, dhe të ardhura në vlerën 246 396Lekë nga paga si Përgjegjëse e Sektorit Juridik pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër për periudhën 03.09.2018.31.12.2018.

Bëjmë me dije se komisioneri është hetuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga: Neni 248 i Kodit Penal. Ai gjithashtu ndiqet penalisht për falsifikim dokumentash, falsifikim vulash  për qëllime të interesave të tij.