Një prej anëtareve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) rezulton të jetë shkarkuar nga Këshillit të Lartë të Drejtësisë me vendimin Nr.08. Dt. 23.08.1996. Ajo është ish-Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë zonja Alma Vokopola (Faskaj). Ajo rezultoi të ishte shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi profesionale në detyrë.
Ky fakt, i rëndë për një profesionist, duket se është mbajtur i fshehtë në aplikimin që zonja Faskaj ka dorëzuar për kandidimin si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ligji për Vetingun parashikon se nuk mund të zgjidhen komisionerë personat që janë shkarkuar nga detyra me vendim të formës së prerë.
Ky fakt vendos në pikëpyetje angazhimin e saj në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.