Etleda Çiftja është Diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit.
Karrierën e saj, znj. Çiftja e ka nisur si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie. Për periudhën 2001- 2009, znj. Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies” , në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”, në fushën e telekomunikacionit.
Për periudhën 2009- 2017, juristja Çiftja ka punuar pranë shoqërisë së mirënjohur norvegjeze “Statkraft AS” për filialin e krijuar prej saj në vendin tonë, “Devoll Hydropoëer sh.a.”.
Pas 8 vitesh në funksione të ndryshme pranë kompanisë “Devoll Hydropoëer sh.a.”. , znj. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe cilësohet se njeh shumë mirë gjuhën angleze.
Një tjetër skandal i Etlida Çiftes është dhe fakti i zotërimit shumë mirë i gjuhës Angleze sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6 ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit gj) zotëron shumë mirë gjuhën angleze
Etleda Çiftja ka paraqitur një dokument që nuk është certefikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është test report form, në të cilën është cituar se personi I testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të testohet me certefikatë, që mesa duket Etleda ka gënjyer.
Pra niveli I njohurive të komisioneres Etleda Çiftja është niveli b2, pra nivel mesatar dhe jo nivel c dhe d si kërkohet dhe në pozicionin e punës në KPK i përcaktuar me ligjin Nr. 84/ 2016