Ditën e hënë më datë 18.01.2021, ora 09:45, do të zhvillohet seanca për shpallje vendim për subjektin e rivlerësimit për Z. Bib Ndreca.
Gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar fillimisht gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, ai është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Trupa gjykuese që do të rivlerësojë gjyqtarin Ndreca është llumi i vetting-ut i përbërë nga 3 emrat kryesorë Xhensila Pine, Etleda Çiftja, Pamela Qirko.
Lind pyetja sesi mund të rivlerësohet një gjyqtar i pastër nga dora e krimit? Lidhjet e komisionereve të mësipërme me krimin e organizuar janë të shumta, bota e tyre profesionale dhe jeta private është e njollosur nga bëma dhe çudira që nuk kanë fund. Duke filluar më Xhensila Pine e cila konkretisht ka ngritur një kullë pesë katëshe, në mes të Tiranës, me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2, e cila përpos ndërtimit pa leje të saj ka edhe një vlerë shumë të lartë monetare ku madje as nuk deklarohet burimi i këtyre të ardhurave dhe vë në pikëpyetje pastërinë e kësaj komisionerie.
Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pine më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”
Si mund të gjykojë kjo komisionere një gjyqtar të pastër, i cili ka deklaruar pasurinë e tij, nuk ka vepra penale dhe përmbush kriteret për të kaluar vetting-un pa asnjë lloj problemi. Mesa duket, komisioneret Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko, duan t’i fusin shkopinj nën rrota gjyqtarëve të pastër dhe si përfundim të realizojnë qëllimin e tyre, një vetting të njollosur kokë e këmbë.
Çuditemi me faktin sesi Etleda Çiftja, e cila është studente në kufijtë e ngeljes në universitet dhe ka lidhje të vazhdueshme me botën e krimit të organizuar, do të njollosë gjyqtar si Z. Bib Ndreca i cili tregon gadishmëri dhe mbrojtje ndaj ligjit, madje në deklarimiet e tij, janë gjetur të që provojnë pastërtinë e gjyqtarit. Por, parazite si Çiftja që përfiton nga krimi i organizuar vëllezërit Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani, (janë subjekt i ligjit Antimafia), që e përdorin Etledën si investimin e tyre më të mirë për të vendosur në krye të drejtësisë, e cila në ditët e sotme me pozicionin e punës që ka, mund ti mbroj vetëm me prezencën e saj, pa diskutuar këtu për ndikimet që mund të kryejë. Ju bëjmë me dije se Komisionerja Etleda Çiftja për vetë lidhjen që ka me Vëllezërit Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani është subjekt hetimi dhe verifikimi nga OFL.
Gjykimi është absolutisht i padrejtë kur Pamela Qirko do të jetë në rolin e gjykueses. S’mund ta anashkalojmë faktin që Znj. Qirko është ngelëse në fakultet, shkollimi i saj ka zgjatur 5 vite. Si mund të gjykojë një e korruptuar Bib Ndrecën, Gjyqtar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kur Qirko është një njollë e sistemit tonë të drejtësisë. Mos harrojmë faktin se Pamelës i janë hapur dyert nga e motra e saj, Balluku, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, dhe që nga ky moment vettingu është në duart e Ramës.
Shpresojmë që e hëna e ardhëshme mos të vuloset sërish nga dora e krimit të organizuar dhe filtrat e llumosura që komisioneret nuk i kanë kaluar akoma për vete.