Këtë fundjavë në Gjermani do të zhvillohen zgjedhje të rëndësishmë. Partia Kritiandemokrate do të zgjedhë kryetarin e tyre të ri, njëherazi dhe pasuesin e Angela Merkel për postin e kancelarit.
Si mund të imagjinohet Gjermania pa Zonjën e hekurt??? Megjithatë, pavarësisht punës së palodhshme dhe frytdhënëse prej 16 vitesh, Merkel ka vendosur të largohet nga skena politike. Popullariteti i Merkel mbetet i paprekur, me rreth 70 për qind miratim nga ana e gjermanëve për punën e saj.
Mbase, zgjedhja e kreut të CDU-së, mund të duket në pamje të parë e papërfillëshme, mirëpo nuk mund të harrojmë se aktualisht Gjermania është ekonomia kryesore në Evropë. E sigurtë është se udhëheqësi i ardhëm i CDU-së do të jetë burrë, pasi 3 burra janë kandidatët që po garojnë për t’i zënë vendin Merkelit, por asnjëherë për të zëvendësuar figurën e saj.
Delegatët e CDU do të duhet të zgjedhin midis tre personaliteteve shumë të ndryshëm. Friedrih Merc është rivali liberal i Merkel, një 60-vjeçar shumë i pasur që mbron një qasje të ashpër kundër emigracionit, dhe me të cilin synon të rifitojë votuesit konservatorë që kanë lëvizur drejt ekstremit të djathtë.
Norbert Rëtgen, ish-ministër i Mjedisit, dhe aktualisht kryetar dinamik i Komitetit të Punëve të Jashtme në Bundestagun gjerman, është i “huaji”që mund të ndryshojë fatet e garës. Në realitet, në garën për kancelarin duhet të llogaritet edhe një pretendent i katërt, edhe pse nuk ai është një kandidat për drejtimin e partisë kristiandemokrate.
Ky është Markus Soder, kreu i CSU, Unioni Kristianssocial i Bavarisë, dhe shumë i njohur falë menaxhimit të tij efikas të pandemisë së Covid-19. Soder është një kandidat i mundshëm i përbashkët për aleancën CDU-CSU.
Të gjitha qeveritë evropiane, po presin me shumë interes por me pak ankth lajmin se kush do të zgjidhet kreu i ri i CDU-së, pasi kjo zgjedhje do të ketë një peshë të pamohueshme mbi evolucionin e Bashkimit Evropian.
Një shembull:në verë ishte ndryshimi rrënjësor i qasjes nga Angela Merkel, së bashku me Emanuel Makronin, që lejoi miratimin e planit evropian të rimëkëmbjes nga pandemia me një pjesë të borxhit të përbashkët. Pa zonjën e hekurt, plani nuk kishte asnjë shans që të kishte sukses.
Nuk do të kishte gjasa që një politikan si Friedrih Merc ta kishte nënshkruar atë. Në Paris thonë se janë të qetë, pavarësisht se cili do të jetë emri në krye të CDU-së, dhe vënë bast mbi pjekurinë e marrëdhënieve franko-gjermane, si dhe për një peshë evropiane që do të përfundonte duke iu imponuar kancelarit, pavarësisht se kush do të jetë ai.
Kushdo që të zgjidhet në krye të CDU-së, është e qartë që do të vulosë dhe fatin e Evropës, fat i cili është në duart e 1 mijë delegatëve të CDU-së, të cilët do të takohen përgjatë një video-konference gjatë fundjavës, siç parashikohet nga rregullat anti-covid.