Darian Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Universitetit të Nju Jorkut (SHBA). Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperiencë prej 15 vitesh.
Ka ushtruar rolin e ekspertit pranë organizatës ndërkombëtare SOROS. Pavli ka marrë pjesë dhe në sekretariatet e Reformës në Drejtësi dhe ka patur rolin e ekspertit ligjor pranë misionit EURALIUS V. “Z. Darian Pavli – jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Europës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ”, thuhet në CV-në e shpërndarë nga Qeveria për kandidatin Darian Pavli.
Pavli madje rezulton të jetë një lidhje edhe me kryeministrin aktual Rama. Rama dhe Pavli duke iu referuar pemës gjinealogjike, janë familjarë me njëri-tjetrin (referuar raportimeve mediatike shqiptare është aluduar se gjyshërit e tyre kanë qenë motër e vëlla).
Por nuk është vetëm kjo lidhja mes kryeministrit shqiptar dhe gjyqtarit të kandiduar prej tij për në Gjykatën e Strasburgut, pasi Darian Pavli u vendos nga Soros në Gjykatën e Strasburgut për të patur mbrojtjen dhe mbështetjen e duhur për Vettingun.