E konsideron shok mirëkuptues, e informon për ‘çdo avancë ndaj saj’ dhe është i pari që i ka sugjeruar të denoncojë menjëherë letrën e kërcënimit me jetë, letër e cila sipas Prokuorisë së Tiranës është shkruar nga vetë gjyqtarja, protagoniste e ‘Netflix-it’ më intrigues dhe më të pabesueshëm në drejtësinë shqiptare, të cilin do ta kishin zili regjizorët më të famshëm të 100 viteve të fundit.
Bëhet fjalë për bashkëshortin e gjyqtares së Tiranës Arnisa Këlliçi, Klejd Këlliçi, mbështetës i Vedvendosjes së Albin Kurtit në Shqipëri, pasionant për motorrat e vjetër dhe djegien e duhanit me llullë.
Në intervistën për gazetarin Spartak Koka, gjyqtarja Këlliçi u shpreh se menjëherë pasi ka konstatuar letrën e kërcënimit ka informuar bashkëshortin e saj Klejd Këlliçin, i cili ia sugjeruar që të bëjë sa më shpejt denoncim.
Arnisa Këlliçi u devijoi disa pyetjeve kyçe të Spartak Kokës, duke mbajtur në mjegull shkakun dhe qëllimin e gjithë telenovelës në dukje e panevojshme dhe absurde në Gjykatën e Tiranës, duke përfshirë prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, kancelarë, gjyqtare të GJKKO, prokurorë të SPAK-ut si dhe krerët e KLGJ, KLP dhr KLP.
Megjithatë, gjyqtarja Këlliçi la të kuptohet se nuk është ‘një peshë e lehtë’, duke sinjalizuar se disponon materiale kompromentuese për disa përfaqësues të lartë të drejtësisë, ‘asa nën mëngë’ që mund të hedhin në erë drejtësinë.
Në intervistën telefonike për Spartak Kokën gjyqtarja artikuloi disa mesazhe me natyrë shantazhuese, duke pretenduar se disponon prova që implikojnë krerët e drejtësisë në pazare me dosje, ndërhyrje të paligjshme, afera korruptive dhe në punë të nxehta shtrati.
Një mesazh i gjyqtares, e cila besohet se është ‘arratisur’ në Holandë ose SHBA, i adresohej kreut të ILD-së, Artur Metani, për ndërhyrje të papërshtashme, por duke nëkputuar edhe implikeme të rënda surprizuese.
Këlliçi kishte një mesazh edhe për ish shoqen e saj, kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami, e cila është diatancuar nga gjyqtarja. Në intervistën e saj, për aq sa tha, u la të kuptohet për një prishje marrëdhëniesh mes Llagamit dhe Këlliçit, të cilat kanë punuar bashkë si këshilltare në Gjyaktën e Lartë. Këlliçi la të hapur mundësinë e hakmarrjes ndaj Llagamit.
A ka vërtetë Arnisa Këlliçi materiale shantazhuese për krerët e drejtësisë, prokurë dhe gjyqtarë apo luan blofin, duke vijuar seritë e telenovelës me kërcënime, intriga, histori rozë, thashetheme dhe përgjime?
Këtë do ta tregojë koha. Nëse Prokuroria e Durrësit, pasi të kalojnë disa muaj, do të mbyllë dosjen e saj për kallëzim të rremë dhe falsifikim dokumentesh, kjo do të konfirmonte se gjyqtarja Këlliçi ka marrë peng me materiale shantazhuese, krerët e drejtësisë.
Nëse gjyqtarja do të shkojë drejt dënimit dhe ajo nuk do të japë asnjë sinjal se parlajmërimet e saj janë serioze, kjo do të konfirmonte përtej çdo dyshime telenovelën amatoreske, por edhe versionin e prolemeve të dyshuara për shëndetin mendor. Prapaskena