Shefja e “ONM”-së Calavera merr leksione nga komisionerja Genta Tafa

Shefja e “ONM”-së CAlavera mesa dket ka marrë leksione nga komisionerja Genta Tafa Bungo e cila është numri një për bëmat e panumërta dhe marrëzitë e shumta.

Mesa kuptohet edhe Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, Genoveva Ruiz ka dhënë deklarata duke konsideruar shpifje të vërtetat e dhimbshme.

Portali In-Front.org ju ka mbajtur gjithmonë të informuar me fakte dhe informacione rreth vettingut dhe çdo padrejtësie prandaj dhe Calavera ka frikën se mos del e vërteta që njohim të gjithë për këtë process.

Genta Bungo që njihet ndryshe dhe si zonja e hekurt, mbase i ka dhënë leksionet edhe zonjës Calavera sesi të mashtrojë, dhe mesa kuptojmë i ka mësuar edhe moton sit ë bëjë para dhe të ndjehet e qetë.

Calavera e ka mbrojtur Genta Tafa Bungon e cila është turpi i drejtësisë shqiptare, pasi Genta Tafa Bungo shkoi në KPK edhe në ditën e mortit të të shoqit.

Gjithashtu, Calavera e ka ditur shumë mirë që komisionerja Tafa është e pamoralshme sa bëri pazare dhe për vdekjen e të shoqit, duke mbledhur sit ë ardhura si ndihma nga familjarët dhe miqtë për fatkeqësinë e humbjes së të shoqit, shuma 954 500 Lekë, 600 Dollarë dhe 820 Euro.

Transparenca e pasurive, sidomos të komisionerëve të Vetingut, ishte një prej kushteve thelbësore për t’i dëshmuar opinionit publik se procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët do të realizohej nga persona me aftësi të larta profesionale e integritet personal por Genta nuk ka ndërmend as të dëshmojë as të pranojë korrupsionet e pafundme të saj, por të vazhdojë të pastrojë lekë akoma ku të mundet.

Si përfundim, duke i pasur të gjitha arsyet dhe faktet para sysh, shefja e “ONM”-së nuk duhet t’i deklarojë shpifje port ë pranojë të vërtetën sado e hidhur të jetë.