Ditën e djeshme Komisioni i Vettingut shkarkoi gjyqtarin e GJKKO Bib Ndreca dhe si rrjedhojë numri në total i gjyqtarëve në këtë gjykatë është përgjysmuar duke rrezikuar plotësimin e 3 kolegjeve.
Kësisoj Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit rrezikon të dalë jashtë funksionit.
Gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit duhet të kishte16 anëtarë dhe jo 8 pasi një numër kaq i vogël rrezikon krijimin e tre kolegjeve, ku çdo trupë gjyqësore përbëhet me tre gjyqtarë në kolegj. Me tetë gjyqtarë plotësohen vetëm dy kolegje dhe një mbetet vetëm me dy gjyqtarë.
Instituconet e drejtesisë kanë mungesa të theksuara, ku bëhet shumë e vështirë filtrimi i kandidtëve në fazat e Vettingut. Ama mos vallë e gjithë kjo rrëmujë bëhet për qëllime potikike. A thua vallë ska asnjë gjykatës të ndershëm që ti shërbejë drejtësisë? Gjykatësit e ndershëm mesa duket shkarkohen nga posti dhe hidhen larg dyerve të institucioneve.
Mangësitë në gjyaktën e posaçme do të vazhdojnë edhe për shumë kohë, duke rrezikuar që të mbyllet, duke zbvarritur procesin dhe duke vënë në poste jo me meritokraci marionetat e krimit dhe dhe politikës.
Zero besueshmëri tëk Vettingu në Drejtësi, për sa kohë ka rënë në duar të inmoralëve që sakrifikojnë të pafajshmit për interesat vetjake.