Lulzim Hamitaj, komisioneri “injornat” që nuk di të lidhë dy fjalë anglisht

Një ndër komisinerët më të pangopur të Vettingut është padyshim Lulzim Hamitaj.

Hamitaj rezulton të jetë pronar i shumë pasurive të paluajtshme, në vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro.

Le të kthehemi pak mbrapa në histori. Një ndër kriteret kryesore për tu kualifikuar në garën për komisioner është posedimi i një certifikate në gjuhën angleze që vërteton se komisionerët tanë të cmuar ditë të flasin gjuhën universale.

Ama rrugës së lodhshme drejtë dijes komisineri ka gjetur rrugën shkurt. Kjo pasi ka dokumenta që provojnë se certifikata e tij e anglishtes nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Për më tepër rezulton se nga sistemi TIMS, Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me çertifikatën e anglishtes.

Ky fakt është shumë thjesht i vërtetueshëm. Hamitaj në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Univeristetit Europian të Tiranës dhe ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze. Nga ana tjetër në vititin 2017 ka apikuar se postin e Komisionerit të Vettingut, ku për habi rezulton se ka depozituar një certifikatë të lëshuar në 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë, me nivel të perparuar C1.

Komisineri i Vettingut mesa duket ka aftësinë të kthehet mbrapa në kohë dhe të zhbëj të kaluar apo mos vallë ka falsifikuar dokumenta vetëm për të fituar një post.

Të dhënat kontradiktore kanë futur në gracë komisionerin, ama i patrembur qëndron në postin e marr me mashtrime dhe manipulime. Pse vallë? Pas kujt qëndron një komisioner i paaftë që me shumë siguri nuk di të lidh dy fjalë në anglisht? Përsëri shumë pyetje pa përgjigje edhe pse duhet ndaj tij menjëherë të nis hetimi penal për falsifikim dokumentash zyrtare.