Daci ka ushtruar funksionin e ndihmësgjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga shtatori i vitit 1993 deri në mars të vitit 1994, ndërsa nga marsi i vitit 1994 deri në dhjetor të vitit 1997, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë kësaj gjykate. Pasi fitoi titullin “avokat”, z. Daci ushtroi këtë profesion në të gjitha shkallët e gjykimit dhe procedimeve, për një periudhë të gjatë kohore prej 17 vitesh, prej vitit 2000 deri në vitin 2017, me një eksperiencë që vlen të theksohet. Me vendimin nr. 82/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, z. Daci u zgjodh gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, funksion të cilin e ushtron prej qershorit 2017
Luan Dacin është akuzuar në SPAK se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997. Prokurorët e SPAK, kërkuan shpalljen fajtor të gjyqtarit të KPA Luan Daci dhe dënimin e tij me 1 vit heqje lirie.
Daci ka pasqyruar një të dhënë jo të vërtetë, pasi ka fshehur faktin e marrjes së masës disiplinore të shkarkimit nga ana e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1997.
Luan Daci në kërkesën e tij drejtuar Avokatit të Popullit ka paraqitur rrethanë të rreme duke fshehur masën disiplinore të marrë ndaj tij. Ky deklarim i rremë ka dhënë pasoja dhe efekt në zgjedhjen e Dacit si anëtar i KPA.
Ashtu si prokuroria, edhe gjykata konstaton se masa disiplinore duhej të ishte deklaruar në aplikim, pasi ishte një nga kushtet për t’u kualifikuar.
Veprimet e mospërmendjes, si dhe rrethana e rreme e deklaruar në seancen dëgjimore në komisionin ad hoc, tregon se Luan Daci e ka pohuar me dashje këtë të pavërtetë dhe se nga ky akt Daci ka përfituar, pasi është emëruar në detyrë.
Gjithashtu është vërtetuar si e falsifikuar kërkesë/aplikimin e datës 3 shkurt 2017 të depozituar nga Daci pranë Avokatit të Popullit për një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.