Luan Daci falsifikon dhe fsheh dokumenta dhe dënohet vetëm me 1 vit shërbim prove

Gjyqtari Luan Daci është bërë i njohur për krimet e tij dhe vendime të fshehura që morën në qafë Shqipërinë në vitin 1997. Trazirat e këtij viti fundosën shqiptarët duke mbyllur lekë nëpër banka pasi ish firma piramidale i kishte “siguruar” se paratë e tyre do të shumfishoheshin. Por, në fakt kjo ishe një gënjeshtër dhe gjyqtari Luan Daci duke e ditur këtë të vërtetë të hidhur, thelloi skandalin duke mbajtur të fshehur për rreth 6 muaj një vendim të ish firmës piramidale “Xhaferri”.

Daci u kallëzua në SPAK për “falsifikim dokumentash” duke qenë se kur kandidonte për anëtar të KPA nuk ka deklaruar faktin që ishtë shkarkuar në 1997 për paaftësi në punë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me firmën e presidentit Rexhep Mejdani.

Sipas prokurorisë, gjyqtari Luan Daci në CV-në e tij që kishte paraqitur para avokatit të popullit, nuk kishte treguar shkarkimin për paaftësi në punë, në vitin 1997.

GJKKO vendosi 6 muaj burg për Luan Dacin, vendim që u konvertua në 1 vit pune provë.

Skandalet nuk kanë të ndalur në gjykatat shqiptare, pavarësisht se këto gjykatës kanë kaluar edhe filtrat e Vettingut.