Gurë gurë bëhet kalaja/ Qirko ndërton vettingun sipas qejfit

Vettingu është një masë e jashtëzakonshme e vendosur nga Reforma në Drejtesi për rivlerësimin e çdo gjyqtari dhe prokurori përmes kontrollit të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit të tyre.

Por si po shkon ky proces?

Komisioneria Pamela Qirko/ Kryetare dhe ngelëse në fakultet dhe njëkohësisht motra e Belinda Ballukut, është në krye të të gjithë komisionit. Epo mesa duket mjafton të ketë krahët e ngrohtë nga qeveria dhe çfarë mendoni se pritet nga vlerësimet e saj? Drejtësi?!

Ju bëjmë me dije se Pamela Qirko, e cila drejton KPK-në, ka mbetur një vit në shkollën e lartë, në degën Juridik në Universitetin e Tiranës. Kjo të paktën sipas denoncimit të publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Në denoncim thuhet se Qirko e ka nisur shkollën e lartë në 1996 dhe është diplomuar në 2001, pra 5 vjet, ndërkohë që studimet në atë kohë ishin 4 vjet.

Në Ligjin  Nr. 84/2016 “Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe pikërisht në nenin 6,  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika d) përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.

Berisha shkruan se KPK drejtohet nga e mbetura në klasë, Pamela Qirko, e cila ka meritë të sajën se është motra e ministres së Edi Ramës, Belinda Ballukut.

Qirko po luan në KPK duke bërë pazare me njerëz të korruptuar dhe duke kaluar në filtrat e vettingut prokuror dhe gjyqtarë pa integritet dhe të lidhur me botën e krimit.