Pas daljes së Lumit Erzen, Sukthi u përmbyt dhe banorët kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e tyre. Në harkun e një muaji banorët janë shprehur se të paktën janë përmbytur 4 herë.
“Uji ka prishur çdo gjë. Të gjitha janë jashtë funksionit. Dy herë ka hyrë uji në dy javë dhe asnjë nga Bashkia nuk ka ardhur. Jemi 4 anëtarë të familjes, çdo objekt në shtëpi është dëmtuar”, tha një nga banoret e zonës.
Banorët cilësojnë se asnjë prej autoriteteve nuk ka radhur t’I ndihmojë.