Komisionerja Suela Zhegu është anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pikërisht kjo komisionere është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.
Gjyqtari akuzon Zhegun se ajo ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Njëkohësisht gjyqtari Malaj akuzon edhe bashkëshortin e Suela Zhegut si një person që ka probleme me drejtësinë.
Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait.
“Kam shkuar në shtëpinë e Suela Zhegut. Jam ulur në tavolinë në mënyrë njerëzore. I kam thënë se ku janë lekët e Arjanit (vëllai të Suelës), por ajo përtypej dhe nuk jepte përgjigjje. Vajza e saj i ka thënë, se përse nuk ia jep, janë të tyret. Unë, atëherë i kam thënë, se do t’i drejtohem organeve te drejtësisë. Më pas, ajo ka shkruar një letër duke iu drejtuar fëmijëve, se halla juaj, do t’ju jap apartamentin në Durrës. Ky apartament i takonte burrit tim, por ajo tha që po e shita do t’ju jap 20.000 lekë. Kam tre vjet dhe asgjë nuk ka ndodhur. Nuk zgjidhet çështja ime, e cila ka të bëjë me vjedhje banke, ndërkohë që edhe kjo e fundit ka heshtur”, ka treguar ndër të tjera Anida Ademi në një intervistë
Në vitin 2018, Suela Zhegu është hetuar nga Operacioni Ndërkomëbtar i Monitorimit për konflikt interesi, pasi ishte pjesë e trupës që do të gjykonte një gjyqtar që për disa kohë ka qënë relator i çështjes në ngarkim të bashkëhsortit të saj, i akuzuar nga Prokuroria e Durrësit për ekspertim të rremë.
Zhegu vijon të jetë akoma pjesë e komisionerëve që po gjykojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ndërkohë që vetë është e zhytur në llumin e padrejtësive.