Makina më e shtrenjtë në botë/ Ja kush është çifti i këngëtarëve që e bleu për 20 milion pound

Kompania britanike e makinave Rolls Royce, ka prezantuar një ditë më parë makinën më të shtrenjtë në botë, një model Boat Tail.

Makina luksoze dhe unike, ishte një porosi për një çift të famshëm. Menjëherë pas këtij fakti, mediat nisën të aludonin.

Fillimisht ata menduan se porositësi ishte një reper i njohur amerikan, i cili e donte makinën për të shëtitur në rivierën franceze.

Por “The Telegraph” shkon më tej, e zbulon se me shumë gjasa, makina është blerë nga Jay Z dhe Beyonce. Makina që ka një vlerë 20 milionë paund, është thuajse sa dyfishi i makinës që mbante fronin e më të shtrenjtës, Bugatti La VFoiture.

Jay Z dhe Beyonce pëlqejnë së tepërmi të kalojnë pushimet e tyre në jug të Francës, në Cote d’Azur dhe gjithçka tek ajo makinë lë të kuptohet se është realizuar për të plotësuar shijet e çiftit milioner.