Rikthehen vdekjet nga covid/ 20 të infektuar u regjistruan 24 orët e fundit

Pas dy ditësh pa asnjë të vdekur, këtë të premte raportohet se një person i infektuar me covid ka ndërruar jetë në Shqipëri.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.”

Numri i rasteve të reja vijon të jetë i ulët. Autoritetet shëndetësore, raportuan për 20  raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit.

“Janë kryer 2807 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.