Mbi 14 mijë raste të reja dhe 786 të vdekur nga Covid në Gjermani

Gjatë 24 orëve numri i rasteve  me SARS-CoV-2 në Gjermani është rritur me 14,211 duke arritur në 2,252,001, sipas të dhënave të mbledhura sot, nga Instituti Robert Koch, organi i mbikëqyrjes epidemiologjike të vendit.

Në Gjermani ka shënuar rritje numri i infeksioneve dhe gjatë së njëjtës periudhë 786 pacientë të tjerë me COVID-19 kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e të vdekurve nga pandemia në 59,742 në këtë faze.