Calavera dështon me sukses/ Ja pse i bëri gjëmën vettingut

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, Genoveva Ruiz ka përcjellë disa mesazhe në lidhje me sulmet që janë bërë kundrejt saj në lidhje me procesin e vettingut.

Në deklaratën e saj Calavera ka thënë se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe stafi i tij kanë qenë shënjestër për lajme të ndryshme. Calaverës i qënkan shkaktuar dhimbje nga lajmet pasi nuk mundi dot ta monitoronte procesin e vettingut por e futi në një ngërç në të cilën kishte dorë dhe qeveria.

Shefja e ONM-së synoi të shamngi reformën në drejtësi dhe të dëmtojë zbatimin e saj duke mbajtur nën rradhë komisionerë dhe gjyqtarë që duhet të ishin filtruar, në mënyrë që reformat të funksiononte si duhej.

Anëtarët e KPK-së janë përzgjedhur për të fituar status në mënyrë që të inkriminuarit të kenë një dorë të ngrohtë brenda në vetting.

Ja pra, kështu e monitoroi vettingun Shefja e ONM-së Calavera, derisa iku në një rrugë pa kthim.