Mega skandalet e Vettingut/ Ja çfarë fsheh komisionerja Genta Tafa Bungo

Mega skandalet e anëtarëve të Vettingut kanë bërë bujë të madhe mediatike ama asnjë reagim nuk vjen nga organet kopetetente që duhet ti heq menjëherë nga puna këta komisionetr të ndyre.
Mbi 12 komisionerët e Vettingut rëndon një përgjegjësi e madhe morale, profesionale dhe ligjore e cila është keqpërdorur nga ana e tyre. Nje prej detyrimeve ligjore për cdo komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte plotësimi i formularit të vetdeklarimit të pasurisë.

Ama portali ka vënë në pah shumë parregullsi në të cilën janë përfshirë thuajse te gjithë komisionerët e Vettingut.

Reputacioni i krijuar prej vitesh ka bërë që ajo të etiketoj si “zonja e hekurt”. Në bazë të informatave që kanë ardhur pranë portalit infront. Org Genta Bungo ka arritur të krijoj një pasuri marramendëse me anë të korrupsionit për favore brenda dyerve të KPK-së.

Komisioneria Genta Tafa Bungo ka një eksperiencë të gjatë si lektore, në universitete të ndryshme publike dhe jopublike të vendit që nga viti 1996 deri në vitin 2016.

Duke qenë se Bungo ka një natyrë shumë kërkuese, paga i duket pak, vendosi të punoj fort edhe ditën e që duhet të varroste të shoqin. E la atë të dergjet akoma pa u futur në varr dhe u nis për në KPK për të mbyllur pazaret me gjykatesit e korruptuar.

Komisioneres i është rritur goxha numrat në llogarinë e saj bankare, ndër të cilat edhe një depozitë bankare me gjendje 10 000 000 Lekë.

Kushti thelbësor për të ruajtur procesin e Vettingut të pastër është transparenca e pasurive, sidomos të komisionerëve.

Kjo pasi nese nuk ekziston transparenca para syve të opinonit publik rrëzohet dhe cënohet besueshmëria për vërtetësine e procesit. Ama komsionereve tanë nuk u intereson kjo pjesë, por vetëm të mbushin xhepat mirë dhe duke u bërë njesoj me gjyqytaret dhe prokurorët e inkriminuar. Genta është shembulli ideal për të ilustruar këtë fakt, ama fatkeqesisht nuk është e vetmja.