Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 20-vjeçares, Caroline Crouch nga i shoqi pilot. Psikologia e viktimës ka treguar disa detaje, ku ndër të tjera ka rrëfyer se Caroline donte të divorcohej.
Ajo tregoi se Caroline dhe Babis kishin ndjekur 20 seanca këshillimi me të duke treguar se çfarë i kishte thënë ajo në takimin e tyre të parë.
Sipas mediave vendase psikologia ka thëne se Babis fillimisht ka folur për depresionin e Caroline pas lindjes.
Sidoqoftë, kur ai u largua nga zyra dhe takimi vazhdoi pa praninë e tij, Caroline i ka thënë se donte të divorcohej dhe kërkoi ndihmë duke u shprehur se ndihej e ‘burgosur’ nga 32-vjeçari.