Eshtë letra e tretë e një nëne Shqiptare që damkos pozicionin e ONM në Shqipëri me hamshor seksual dhe qëllimi i tyre nuk është reforma por poshtrimi i dinjitetit tonë me përfaqsues si Hansi.
E nderuara Calavera!
Ne Shqiptarët kemi tradita shekullore, për të cilat ne krenohemi mikpritjen, besën. Na preve në besë ne nuk durojmë, jemi një jug e veri. Populli ynë është shumë i vuajtur. Ka duruar mbi shpatullat e tij diktaturën, padrejtësitë, ligjet e egra dhe nuk duam sot që të rikthehen në pushtetin gjyqësor njerëz të paaftë, sepse paaftësia vret, humb besimin në popull. Do t’ju drejtoja disa pyetje të drejtpërdrejta.
Ju kështu do ta bënit reformën në drejtësi për vendin tuaj?
Në cilin vend të botës është aplikuar kjo metodë, apo Shqipëria shërben si eksperiment?
A e di ti Znj. Calavera se shteti dhe familja kanë investuar shumë për këta magjistratë? Tani pas 20 vjetësh i hidhni në rrugë për shkaqe qesharake, që nuk na bindin.
Ne nënat që vujtëm nga sistemi diktatorial e pritëm me gëzim demokracinë dhe reformën në drejtësi se ishte për tu vënë dorë, por kurrsesi selektive dhe për shkaqe naive. Është për të vënë duart në kokë kur fiton magjistraturën një person i cili për 15 vite rrjesht nuk arriti të fitonte. Tani është hapur thesi, mjafton të zëvëndësojmë gjyqtarët, nuk ka rëndësi profesionalizmi. Lind pyetja kujt po i shërben kjo reformë? Është e sigurt që popullit kurrësesi. Prandaj si nënë të drejtohem shikoni me kujdes të veçantë që të ndërtoni një sistem drejtësie që Shqipëria të marrë frymë dhe ju të kujtoheni për mirë nga ky popull në shekuj. Bëni për Shqipërinë atë që do të doje për vendin tuaj. Besoje dhe vlerësoje mesazhin e të nderuarit Donald Lu që tha: ” E ardhmja është e Magjistratëve”.
Shpresoj që ju ta vlerësoni këtë mesazh që rrjedh nga ish Ambasadori i Shtetit më demokratik në botë që ne shqiptarët e duam aq shumë.
Kemi nevoj për drejtësi Europiane dhe jo të na poshtroni dinjitetin me përfaqsues si Hansi prfundon shkrimin e sajë nëna Shqiptare.