Nga Shkodra në prefekturën e Tiranës/ Ja kë “ndihmoi” komisioneri Roland Ilia

Anëtarët e Vettingut kanë ditur shumë mirë si të përdorin postin për përfitime vetjake, madje jo vetëm për veten por edhe familjarët e tyre. Komisoneri Roland Ilia me anë të manovrave të fshehta ka bërë të mundur që bashkëshortja e tij të transferohet nga Shkodra  në prefekturën e  Tiranës.

Ajo më parë punonte në Shkodër ama të pasurit bashkëshortin anëtar i KPK-së mund të sjell edhe shumë përfitime të tjera. Dyshimet të tilla vijnë pasi ajo është transferuar në Tiranë vetëm pas emërimit të Rolandit si anëtar i KPK.

Kujtojmë gjithashtu se një komisioner si Roland Ilia po përdoret si  marionetë nga politika për përfitime të fshehta. Mos  të harrojmë se ai ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, nën siglën e G99. por që dështoi.