Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Mbytet në një kanal 50 vjeçari, detajet

 

Ditën e sotme rreth orës 07:00, në Vlorë, në lagjen “24 Maji”, është gjetur pa shenja jete shtetasi G.B, rreth 50 vjeç.

Nga verifikimet paraprake nuk konsatohen shenja dhune, ndërsa kalimtarë okular  cilësojnë për  viktimin se vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Dyshohet se shtetasi G.B, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal, ku ka gjetur vdekjen.