Një në tre pacientë ka simptoma të Covid-19 edhe pas 9 muajsh

Sipas studimeve të realizuara së fundmi një në tre pacientë ka simptoma edhe pas nëntë muajsh.

Pjesë e studimit realizuar nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, u bënë 177 pacientë me Covid-19 të moshës rreth 48-vjeç, 16 prej të cilëve ishin shtruar në spital ndërsa 161 pacientë nuk kishin forma të rënda për tu shtruar në spital.

Ndërsa dy e treta e këtyre pacientëve nuk kishin me simptoma të koronavirusit pas tre apo nëntë muajsh, 16% e tyre raportuan një apo dy simptoma.

Simptomat e vazhdueshme të koronavirusit rezultuan 27% te pacientë të moshës 18-39-vjeç dhe tek pacientë të moshës 40-46 vjeç 30 %, ndërsa 43% u raportuan tek grupmosha mbi 65-vjeç.

Ajo çfarë bëjnë me dije studiuesit është se simptomat e zakonshme që mund të zgjasin tre deri në nëntë muaj janë lodhja dhe humbja e nuhatjes (shijes) deri në 14%.

Rreth 5% e pacientëve kanë dhimbje kokë të vazhdueshme apo dhimbje të muskujve.