Kuptohet qartë se procesi i Vettingut po vijon me ritme të ngadalta ama vazhdimisht zbulohen shkelje dhe pë ata që qëndrojnë në krye të këtij process. Në ligjin nr. 84 të 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikohen edhe dis kritere për përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së. një nga këto kritere është edhe pastërtia e figurës morale të këtyre komisionerëve, çka do të thotë se CV-ja duhet të jetë e pastër. Por kjo nuk ka ndodhur me anëtarin e Kpk-së Roland Ilia.
Sipas dokumentave të disponuara mësohet se Roland Ilia ka qenë I hetuar nga Prokuria e Shkodrës në vitin 2010 dhe 2 vite më vonë, në shkurt të 2010 procedimi penal me numër 322 ndaj tij është pushuar po nga kjo prokurori. Referuar këtyrë informacioneve, rezulton se komisioneri Roland Ilia 10 vite më parë ka patur një hetim për shpërdorim detyre.
Rezulton gjithashtu se për komisionerin Roland Ilia ka pasur edhe një masë detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.
Ky është turpi që e ka mbytur vettingun sot dhe vazhdon të njolloset nga të tilla figura.