Noterja nga Kuçova Anila Bardhi, që “sfidon” haptazi Ligjin, duke ushtruar njëherësh të dy funksioneve, atë të Noteres dhe Këshilltares Bashkiake, Veprimet e saj përkthehen me “heqje të liçensës”

Përdorimi i Administratës Publike në fushatën elektorale të Kreshnik Hajdarit në qytetin e Kuçovës duket se është bërë tashmë e modës,ndërkohë që punonjësit e administratës publike e kanë harruar totalisht që duke marrë pjesë në fushatë janë duke shkelur ligjin me të dyja kërmbët.

Këta punonjës kanë harruar se janë në detyrë për ti shërbyer qytetarëve dhe jo për ti bërë fresk Kreshnik Hajdarit në aktivitetet e tij partiake dhe në takimet e tij elektorale.Por fakti që Kreshnik Hajdari është braktisur nga qytetarët,e ka detyruar që pjesëmarrjen në takimet e tij elektorale ta sigurojë me punonjës të administratës,të cilët në shumicën e rasteve janë kërcënuar edhe me vendet e tyre të punës.

Ajo që të çudit më shumë është shkelja e ligjit dhe kodit të etikës pikërisht nga ata që pretendojnë se e njohin më mirë ligjin.Kjo në foto është noterja Anila Bardhi e cila ka qënë dhe vijon të jetë çdo ditë pjesë aktive e takimeve elektorale të Hajdarit të Kuçovës. Lindur në 21 Mars 1972,noterja Anila Bardhi,në zgjedhjet e 14 Majit është edhe pjesë e listave të Këshlltarëve të Këshillit Bashkiak në Kuçovë,ku mban numrin 09.

Angazhimi i saj në Partinë Socilaiste ka nisur në vitin 1996,si kordinatore në zgjedhjet vendore dhe në legjislaturën 2015-2019,noterja Bardhi ka qënë pjesë e Këshillit Bashkiak Kuçovë.Me veprimet e kryera noterja Anila Bardhi është në shkelje të ligjit dhe Kodit të Etikës pasi në Nenin 19 të Ligjit 110/2018 “Për noterinë” i ndryshuar,thuhet qartë se ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private,me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore,sipas legjislacionit në fuqi.

Këtë ligj zonja Bardhi e njeh mjaft mirë por nuk i vjen për shtat të ndërpresë aktivitetin e saj noterial,me të cilin po rrjep prej vitesh banorët e qytetit të Kuçovës,si e vetmja notere në këtë rreth prej vitesh.Siç edhe parashikohet në Ligjin “Për noterinë” noterja Anila Bardhi nuk mund ti ushtrojë të dyja këto funksione,edhe noterinë edhe Këshillin Bashkiak.

Po kështu,në paragrafin 1 të Nenit 18 të Ligjit “Për noterinë” thuhet qartë se kur një noter zgjidhet në një funsion publik i pezullohet liçenca për kohën e ushtrimit të funsionit.