Këngëtarja shqiptare, Maya nuk ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për vëllain e saj të ndjerë.
E ftuar në emisionin Rudina, ajo është shprehur se i ka dedikuar një këngë mjaft prekëse të vëllait, por që nuk mundet ta dëgjojë dhe këndojë dot më.
“Nuk e këndoj asnjëherë, madje dhe as nuk e dëgjoj. Por unë doja të ishte sot, sepse është pjesë e jetës sime, nga të gjitha motrat kam marrë pjesë kur kanë shkruar për të dhe nga vetja ime. Kush e ka provuar e di se çfarë do të thotë, unë i kushtova një këngë shumë shpejt pas ikjes së tij, kur ai kishte vetëm 6 muaj që kishte ndërruar jetë.
Unë, në atë kohë isha dhe shtatzënë dhe nuk e mundoja veten time me gjëra, por më dukej sikur duhet të bëja një këngë patjetër, sikur ai lart po më dëgjonte, sepse ai për vete ishte një këngëtar i shkëlqyer dhe unë kisha shumë plane me të, do bënim edhe disa duete, por nuk ndodhi, ishte si befasi”, u shpreh Maya.