OBSH merr vendimin, miraton për përdorim vaksinën kineze Sinopharm

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin për përdorim urgjent të vaksinës kineze Sinopharm.

Kujtojmë që kjo është vaksina e parë e zhvilluar nga një vend jo Perëndimor që merr mbështetjen e OBSH-së. Kina tashmë ka vaksinuar miliona njerëz në vend dhe ka shpërndarë doza në 45 shtete të tjera. Deri më tani, OBSH kishte aprovuar vetëm vaksinat e prodhuara nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Sidoqoftë, rregullatorët individualë të shëndetit në vende të ndryshme – veçanërisht ato më të varfra, në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi – kishin miratuar më herët vaksinat kineze për përdorim emergjent.