Nga të gjitha tendencat e rikthyera të viteve ’90, ka një që ende mund të mos e keni kuptuar që është rikthyer. Ky rikthim mund të mos jetë lehtësisht i pranueshëm nga të gjithë, por dimë të themi se vajzat më me stil e kanë përqafuar dhe duket se do ta shohim ngado në pranverë.
Po flasim për pantallonat treçerekshe!
Bëhuni gati që pantallonat super të gjata që prekin dyshemenë t’i lini pas sapo dimri të përfundojë, pasi kjo gjatësi e re do të mbizotërojë.
E nëse po pyesni se si t’i stiloni këto pantallona kaq të diskutueshme, ne kemi menduar për ju duke ju sjellë disa shembuj frymëzimi.