Për të gjithë të apasionuarit e udhëtimeve lajme të mira vijnë nga moti sa i përket kësaj fundjavë.
I ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, moti këtë fundjavë do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare. Vranësirat do të jenë kryesisht në orët e mesditës dhe më të theksuara në relievet malore.
Sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat por në ato të mëngjesit mbeten ende të freskëta, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era këtë fundjave do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës me shpejtësi deri në 8-10m/s.