Moti i qëndrueshëm do të jetë mbizotërues duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta, të cilat më të theksuara do të jenë në shtrirjen Lindore. Ndërsa, kthjellimet më të dukshme do te jenë në zonat Jugore të territorit Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 35°C.
Era do të fryejë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 balle.
Ndërsa të Dielën, me 4 Korrik, sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në ultësirën Perëndimore. Në zonat malore do të ketë vranësira të pakta, ku orët e mesditës dhe pasdites i bëjnë më të dukshme vranësirat kalimtare, duke bërë që të përfshijnë të gjithë Shqipërinë, por nuk do të sjellin reshje.