Pas vaksinës AstraZeneca edhe vaksina Johnson&Johnson ka shkaktuar mpiksje gjaku te personat të cilët e kanë marrë dozën e kësaj vaksine.
Rregullatori i barnave të Bashkimit Europian ka filluar të rishikojë dhe njëherë sigurinë e kësaj vaksinë për të vlerësuar më pas rastet e mpiksjes së gjakut te personat që u vaksinuan me Johnson&Johnson.
Ka qenë vetë Agjencia Europiane e Barnave ajo e cila bëri të ditur katër rastet e personave të cilët kishin pësuar trompozë.
Agjencia shtoi se po i hetonte këto raste dhe më pas do të vendoste nëse veprimi rregullator mund të jetë i nevojshëm, i cili zakonisht konsiston në një azhurnim të informacionit të produktit.
Një nga rastet ndodhi gjatë studimit klinik dhe tre rastet e tjera ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.