Pasuria e akumuluar në mënyrë të pashpjegueshme/ Ja jeta luksoze e komisionerit Lulzim Hamitaj

Vettingu është një proces që realizohet vetëm një herë dhe është konsideruar nga Komisioni i Venecias si masë e jashtëzakonshme, tranzitore dhe e nevojshme në kushtet e Shqipërisë.

Personat që u përzgjodhën në krye të Vettingut ishin njerëzit më të papërshtatshëm dhe të korruptuar që ka sistemi i drejtësisë. Një ndër to është edhe Lulzim Hamitaj i cili rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro. Në bazë të këtyre dokumentave rezulton se komisioneri i Vetingut është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë.

Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro. Krahas apartamenteve, komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në një zonë të Tiranës, me vlerë totale 70 mijë euro.

Gjithsej pasuria e paluajtshme e  komisonerit Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro. Krahas pasurive të paluajtshme, Hamitaj rezulton edhe një i apasionuar pas mjeteve motorike. Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Targave, komisioneri është pronar i një motori tip BMË, vlera e të cilit është 4500 euro. Gjithashtu, Lulzim Hamitaj ka në pronësi të tij edhe një automjet tip Jeep, me vlerë 14 mijë euro.

Duke qenë se komisioneri Hamitaj, një pjesë të konsiderueshme të punës së tij e ka kryer në Itali, akoma nuk ka asnjë të dhënë për verifikimin e pasurisë së tij dhe as për burimet e krijimit të kësaj pasurie.