Sipas “vlersimit objektiv” nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u konstatua shkarkimi nga detyra e Bib Ndrecës dhe nga ana tjetër u konfirmua në detyrë Elona Mihali. Vendimi i padrejtë për dy gjyqtarët u dha ditën e sotme nga trupa gjykuese që kreu procesin e rivlerësimit.
Trupa gjykuese që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtarin Ndreca kryesohej nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Etleda Çiftjan. Tre emra të njohur për skandale, lidhjet e tyre me krimin dhe pasuritë të pajustifikuara.
Seancat ndaj Ndrecës u detyruan të shtyheshin pak kohë më parë pasi vetë gjyqtari kërkoi rihapje të hetimit në dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Në këto dy kritere Nderca u vlerësua pozitivisht, pavarësisht përpjekjeve të anëtareve të KPK-së për të denigurar figurën e pastër që përfaqëson prej vitesh gjyqtari Ndreca.
Komisioni e ribëri hetimin por, nuk arriti të gjente asnjë problem apo provë lidhur me gjyqtarin Ndreca. Në gjithë historikun e karrierës shumëvjecare të Ndrecës, KPK tentoi të kapej pas një makine me vlerë 12 mijë euro,që gyqtari e kishte dhuratë nga i vëllai.
Gjyqtari Bib Ndreca i kundërshtoi gjetjet e Komisionit për kriterin e pasurisë dhe pretendoi se mund të provonte të kundërtën me dokumentet dhe shpjegimet që kishte dorëzuar. Ama pavërësisht përpjekjeve të tij, gjithçka doli pa rezultat. Një vendim I tillë pritet, pasi anëtarët e KPK e kanë ndarë mëndjen të vendosin në postet e drejtësisë njerëz si vetja, pa integritet dhe pa profesionalizëm.
Ndërkohë për rastin e gjyqtares Mihali, komisionerët vendosën të bënin një sy qorr dhe një vesh shurdhë duke i lënë karriken të paprekur.