Bëhet fjalë për një pije të cilën mund ta përgatitni në shtëpi dhe me përbërës që nuk kushtojnë shtrenjtë Me këta përbërës të thjeshtë, të cilët mund t’i blini në secilin dyqan, mund ta përgatitni këtë pije të thjeshtë, e cila është edhe e shijshme, përpos që ju bën t’i humbni kilet e tepërta.
PËRBËRËSIT
– 1 limon – 1 trangull – 1 lugë xhenxhefil të gërryer – 1 lugë lëng të aloe verës – 1 tubë majdanoz – ½ e gotës me ujë.
PËRGATITJA:
Thjesht, të gjithë përbërësit bluani dhe përzieni mirë, duke e pirë një gotë, një orë para se të bini në gjumë.
SI VEPRON
Nëse e pini vetëm një gotë të kësaj pijeje para se të bini në gjumë, në një masë të madhe do ta zvogëloni nivelin e yndyrës, sidomos të dhjamit në bark. E, nëse këtë pije e pini në mbrëmje dhe në mëngjes, e krahas kësaj bëni edhe disa ushtrime rreth 30 minuta në ditë, rezultatet do t’i vëreni pas vetëm disa ditëve. Gjatë gjumit shkrirja e dhjamit ngadalësohet, meqë ngadalësohet edhe metabolizmi. Përbërësit e kësaj pije e përshpejtojnë metabolizmin, kështu që dhjamërat do të na shkrihen edhe derisa flemë. Trangujt janë shumë efikas në luftën kundër yndyrës.
Ata janë pjesë përbërëse e çdo programi për humbje në peshë. Një trangull përmban vetëm 45 kalori dhe ata përmbajnë shumë fibra dhe ujë, dy përbërës kryesorë për humbje të peshës. Majdanozi përmban shumë pak kalori, por është shumë i pasur me antioksidues, sikur edhe me vitamina dhe minerale, të cilat janë shumë efikas për luftimin e mbajtjes së ujit në organizëm. Pra, majdanozi e zvogëlon fryrjen e barkut. Xhenxhefili e përshpejton metabolizmin dhe parandalon kapsllëkun, dy gjëra që janë shumë të rëndësishme në luftë kundër dhjamit të barkut. Ky përbërës do të ndihmojë që dhjami i barkut t’iu shkrihet edhe derisa flini.
Lëngu i limonit është shumë efikas për largimin e toksinave, të cilat grumbullohen në organizëm. Si i tillë, ai ndikon edhe në largimin e dhjamit të barkut. Po ashtu, do të ndiheni shumë më mirë meqë papastërtitë do të jenë larguar nga ju. Aloe vera është shumë e fuqishme sa i përket humbjes së kileve të tepërta. Është plot antioksidues dhe ndihmon që të ngadalësohet lirimi i radikaleve të lira në organizëm. Dihet se radikalet e lira shkaktojnë inflamacion dhe fryrje. Ky lëng po ashtu ndihmon edhe që të stimulohet metabolizmi juaj, gjë që mundet në një masë të madhe të ndikojë në zvogëlimin e indeksit të peshës trupore.