Humbja e kileve është proces në të cilin duhet të merren parasysh edhe disa faktorë. Përpos aktivitetit fizik dhe kontrollimit të ushqimeve, në këtë proces mund t’iu ndihmojnë edhe këshillat e vogla nutricioniste. Njëra nga këto këshilla është edhe lëngu nga tre përbërës që e zvogëlojnë ndjenjën e urisë.
PËRBËRËSIT
1 filxhan lëng të grejpfrutit të freskët – 2 lugë uthull molle – 1 lugë mjaltë
PËRGATITJA
Futni përbërësit në mikser dhe përzieni mirë. Lëngun duhet ta pini para dreke, apo darke. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë, për shtatë ditë, e më pas bëjeni një pauzë prej shtatë ditëve, e më pas përsëriteni edhe një herë këtë procedurë.