‘Po na përdorin logon’/ FRPD denoncon Bashën: Proceset paralele nga humbësit kronikë, të jashtëligjshme

FRPD ka denoncuar përdorimin e logos së kësaj organizate nga Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, për të zhvilluar një shfaqje teatrale ditën e sotme.

‘Në bazë të deklaratave tona të mëparshme, ne i qëndrojmë çdo vendimi të marrë nga kryesia e FRPDSH në lidhje me procesin zgjedhor, i cili po ashtu do të udhëhiqet nga grupi i punës i ngritur prej kryesisë së kësaj organizate.

Procese të tjera paralele që zhvillohen nga humbësit kronikë të çdo gare në PD janë ilegjitime dhe të pabazuara në statutin e FRPD. Ato nuk i shërbejnë askujt’, shkruan FRPD në Facebook.

Postimi i plotë i FRPD-së:

Forumi Rinor i Partisë Demokratike bën me dije opinionin publik se deputeti Lulzim Basha dhe mbështetës të tij po përdorin logon e organizatës tonë për të zhvilluar një shfaqje teatrale.

Në bazë të deklaratave tona të mëparshme, ne i qëndrojmë çdo vendimi të marrë nga kryesia e FRPDSH në lidhje me procesin zgjedhor, i cili po ashtu do të udhëhiqet nga grupi i punës i ngritur prej kryesisë së kësaj organizate.

Procese të tjera paralele që zhvillohen nga humbësit kronikë të çdo gare në PD janë ilegjitime dhe të pabazuara në statutin e FRPD. Ato nuk i shërbejnë askujt.

Si organizatë partnere e Partisë Demokratike, ne nuk mund të lejojmë të keqpërdoremi për interesat e atyre që janë shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar dhe më pas nga anëtarësia.

FRPD fton gjithë të rinjtë që të mos bien pre e mashtrimeve të një deputeti, i cili ka humbur arsyen dhe llogjikën.