Policia e krimit në Sarandë bën ‘një sy qorr e një vesh shurdh’/ Lejohen të ndërtohen pallate pa leje në mes të qytetit për qëllime korruptive(video)

Në qytetin e Sarandës, krimi i organizuar është betonizuar më shumë se vetë ndërtesat e tyre. Qyetarët e thjeshtë kanë rënë pre e një rrjeti kriminal por që nuk gjendet në rrugë por brenda institucioneve të shtetit. Konkretisht policia e shtetit edhe pse ka për detyrë të mbrojë dhe të kujdeset për qytetarët ka filluar ti shërbej vetëm atij që mundet ta paguaj me shume të majme. Paga e fituar me ndershmëri, nga taksat e qytetarëve mesa duket e konsiderojnë si një bakshish për të pirë kafen e mëngjesit. Por oreksin e kanë të madh madje sa vjen e shtohet. Hapin sytë si kafshë të tërbuara dhe të pavaksinuara për t”i pirë gjakun qytetarëve të shkretë që skanë para dhe as mbështetje të fuqishme.
Është për tu turpuruar se si shushunjat e policisë së Sarandës u binë në qafë qytetarêve të ndershëm, i trajtojnë si leckë dhe i hedhin tutje pa pikë mëshire.

Faktet janë fakte dhe çdokush tashmë i ka para syve. Në videon e mëposhtme duket qartë trajtimi dhe diskriminimi çnjerzor që u bëhet atyre pa krahë dhe mbështetje.

Detyrën policia e Shtetit nuk dinë dhe as nuk don më ta bëjë. Duhet një reagim nga organet kopentente pasi është e patolerushme sjellja jo etike e një punonjësi policie.

Po ku të përplasesh? A ka mbetur vallë një institucioni i paprekur nga krimi ku qytetari i thjeshtë mund të përplaset për ndihmë. Edhe për sa kohë duhet në na zhvasin, të na turpërojnë dhe të na rrënojnë jo vetëm shtëpinë por edhe jetën. Harron Robert Shulli që rrogën e ka të siguruar falë taksat që ky qytetetar i ka dhënë. Harron që bukën e gojës së fëmijëve të tij ia ka dhënë pikërisht ky qytetar të cilin e përplas jashtë dyerve pa zgjidhje. Robert Shulli është bërë palë me krimin dhe me hiporizinë, injorancën dhe ligësinë që ka shfaqur po shkatërron jetën e një familje. Gënjejnë me plot bindje që aty nuk po kryhet një ndërtim pa leje. Gënjen dhe e ripërsërit gënjeshtën edhe pse leja ka skaduar para 2 vitesh. Prandaj duket qartë se ai është blerë nga pala tjetër për të mashtuar dhe gënjyer.

Mos të harrojnë as zinxhirët e tjerë të krimit pasi vetë Bashkia Sarandë me në krye ish Kryetaren e Bashkisë zj. Floriana Koka dhe  kryetarin aktual të Bashkisë Sarandë i cili është Ardian Anastas Gruma janë përbërësit kryesor të krimit. Të shtojmë në listë edhe  Inspektoriatin e  Mbrojtjes së Territorit i këtij Qyteti, gjykatën e apelit Gjirokastër me në krye Kryetarin e kësaj gjykate Dritan Banushi.

Lista është aq e gjatë sa nuk përfundon dot me një shkrim të shkurtër. Duhet një dosje penale e servirur për çdo bashkëpunëtor në këtë çështje.

Zambak Beqiri ndodhet në mëshirë të fatit dhe as nuk  po mbrohet  nga institucionet e Republikës së Shqipërsisë, por diskriminohet qartazi pasi po i cënohet prona nga një bandë gjyqtarësh, policësh dhe një kryetare bashkie duke harruar misionin e tyre për tu kujdesur për qytetarët.

Për më tepër gjendja është përkeqësuar pasi janë hedhur dyshime se kryetari i Bashkisë Sarandë ka blerë një hyrje tek hoteli që po ndërtohet pa leje. Nëse kjo hipotezë rezulton e vërtetë atëherë çdo sjellje në shkelje të ligjit kuptohet pse është bërë. Dmth interesat personale preken me shembjen e pallatit në mes të Sarandës. Kryetari i Bashkisë ka ditur si të zgjedh zonën më të mirë madje edhe duke i cënuar dijnitetin qytetarëve të thjeshtë. Gjithçka mbetet për tu parë pasi mesa duket trazirat sapo kanë filluar.