Pas një hetimi të tejzgjatur me qëllimin e vetëm shkarkimin e prokurorit Kolë Hysenaj mesa duket Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e gjeti më në fund justifikimin. Shkarkimi I prokurorit erdhi si pasojë e pamundësisë për të justifikikuar rreth 26 milion lekësh të reja. Ai gjithashtu iu gjetën probleme në lidhje me integritetin e figurës dhe implikime me persona të dyshuar për lidhje me krimin. Por harrojnë se vetë janë të zhytur në baltën e krimit pasi për këta komisioner nuk kishte zgjidhje tjeter për të marr postet në KPK përveç se me aleanca me politikën dhe krimin.
Trupa gjykuese për Hysenajn drejtohej nga Pamela Qirko me anëtarë Olsi Komicin dhe Firdes Shulin. Një ngelse, një manjak seksual dhe një e fustuar seksualisht gjykojnë karrierën e një prokurori që ka ngritur për vite imazhin e sistemit të drejtësisë. Pavarësisht argumentimeve të sakta nga ana e Hysenaj, KPK nuk e dëgjoi dhe vazhdoi rrugtimin drejt padrejtësisë.
Prokurori deklaroi se deri në vitin 2011 kur kishte blerë për 11 milion lekë një tokë në Bërxullë të Tiranës, kishte pasur kursime 9.4 milion lekë, ndërsa nga ky vit, duke shtuar të ardhurat nga shitja e një pasurie po tokë në Fikas për 135 mijë dollarësh dhe një makine prej 22 mijë eurosh, kishte pasur kursime që shkonin në 18 milion lekë. Por KPK ia hodhi poshtë pretendimet duke I dhënë fund një procesi të gjatë disamujor ndaj tij.