Një ekspert rus ka deklaruar se Vladimir Putin është i tmerruar, pasi ka frikë mos vritet si tirani libian Gaddafi, kjo pasi vendi është përfshirë nga protesta masive pas arrestimit të Alexei Navalny.
Kundërshtari i Putinit, Yuri Felshtinsky i tha “The Sun Online” se trazirat e vazhdueshme kanë bindur “njeriun e fortë të Kremlinit” se duhet më shumë shtypje dhe vrasje të kundërshtarëve, për të shmangur të njëjtin fund tragjik si udhëheqësi libian.
Është raportuar shpesh se lideri rus i sheh videot e vrasjes së Gaddafit nga një turmë e tërbuar.
“Ai e di se nuk ka asnjë mënyrë që të mbijetojë nëse nuk vazhdon të shtypë. Mësimi që Putini do të ketë marrë pas ngjarjeve të fundit është se ai duhet të kontrollojë më shumë dhe se duhet të shtypë më shumë. Dhe kjo është ajo që ne do të shohim “, shtoi ai.