Diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Shkodrës. Z. Ilia është licencuar në profesionin e avokatit në vitin 1997. Para se të emërohej nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në qershor 2017, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, z. Ilia mbante detyrën e zv.dekanit dhe shefit të departamentit të së drejtës civile në Fakultetin Juridik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.
Vettingu njihet ndryshe si procesi I reformës në drejtësi dhe se do të flakte jashte drejtësisë të gjithë të korruptuarit dhe të inkriminuarit. Komisionerja Ilia është akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
In-Front.org ka publikuar ditë më parë mbi vendimin nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Bëjmë me dije se Prokuroria Shkodër e ka mbyllur këtë procedim duke disponuar provat dhe përgjimet që ka komisioneri Ilia me studentet , duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të notës.
Harrojnë këta komisionerë se kanë për detyrë të deklarojnë çdo vendim që është marrë ndaj tyre. Sipas ligjit Nr. 138/2015 është detyrim të deklarosh çdo vendim për garantimin dhe integritetin e personave që emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
Komisioneri Roland Ilia ëshjtë turpi I drejtësisë pasi nuk ka deklaruar vendimin për të përfituar nga pozicioni i ofruar, por harron se në këtë lloj forme kontribuon jo për të vendosur reformën në drejtësi por për ta përmbysur atë.