Së fundmi është kryer një studim për të kuptuar shkaqet se pse kur një person kur është i infektuar me Covid-19, nuk ia transmeton partnerit edhe pse jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Kjo pasi janë dëgjuar shumë raste kur burri është infektuar me Covid ndërsa gruaja jo dhe anasjelltash, pavarësisht se jetonin në të njëjtën shtëpi.
Për këtë arsye 250 laboratorë në të gjithë botën janë koordinuar nga Universiteti Rockefeller i Neë Yorkut, për të nisur studimet.
“Kur ka një pandemi, faktorët ndikues janë patogjeni, transmetuesi dhe mjedisi, ky është konteksti në të cilin zhvillohet infeksioni”, shpjegon Giuseppe Novelli, që merret me gjenetikën në poliklinikën Tor Vergata në Romë.
Ai thotë se ata po studiojnë ADN-në e personave, dhe bëjnë lidhje statistikore bazuar në moshën dhe seksin.
“Ne së pari u përqendruam te të sëmurët rëndë dhe zbuluam se ka 10-12% të rasteve që kanë një karakteristikë të veçantë gjenetike, domethënë nuk janë në gjendje të prodhojnë interferon, që është molekula e parë mbrojtjes”, tha Novelli.
Duke u nisur nga këto prova, studimi kaloi edhe në ndryshime të tjera gjenetike të subjekteve rezistentë ndaj virusit, atyre që nuk sëmuren ose infektohen.
“Imuniteti nuk jepet vetëm nga antitrupat, ekziston edhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi të ashtuquajturin imunitet të ndërmjetësuar nga qelizat në të cilën hyn në lojë sistemi ynë imunitar qelizor, i cili është ai që mban kujtesën e kalimin kohës, shumë më gjatë sesa antitrupat që mund të zhduken”, shpjegon Roberto Luzzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes.