Jemi mësuar të shikojmë çështjet gjyqësore të zvarriten sa andej këtej dhe pse e vërteta duket sheshit për gjyqtarin Luan Daci. Kapja e drejtësisë nga politika e ka çuar vettingun në dystandartizim dhe u ka dhënë fuqi gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që të bëjnë ç’të duan me ligjin.
Gjyqtari Luan Daci u dënua nga shkalla e parë me 1 vit shërbim prove dhe pezullim nga detyra me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Sigurisht duke mos pranuar vendimin e gjykatës, maçoku kërkoi pafajësi në Gjykatën e Apelit. Në vitin 1997 për 6 muaj me radhë, mbajti në zyrë vendimin për shpërndarjen e ish-fondacionit piramidal “Xhaferri”, duke i lejuar shqiptarët që të çonin para tek firma piramidale.
Prandaj u vendos edhe shkarkimi i tij nga posti i gjykatësit, një fakt që ai tentoi ta fshihte kur kandidoi për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të Vettingut. Sa të vendosi “miqësia” e Dacit për të hedhur poshtë akuzën kundrejt tij, Daci do të vazhdojë të shijojë pasurinë, luksin dhe jetën e tij, të krijuar nga aktiviteti kriminal.