SKANDAL/ Etika zero që karakterizon Komisionerët e Vetting-ut

Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (i njohur me termin: Vetting) ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Ai është menduar të realizohet nga tre komponentë:

1) Evidentimi real dhe individual i nivelit profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe marrjen e masave përkatëse për rritjen e nivelit profesional të atyre që kanë mangësi ose largimin nga sistemi i drejtësisë të atyre që janë tërësisht të paaftë dhe dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe sjellin pasoja të pariparueshme për të drejtat e njeriut.

2) Evidentimi real dhe individual i pasurisë së vendosur në mënyrë të paligjshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke e shtrirë jashtë kufijve të Shqipërisë kontrollin e pasurive të tyre.

Megjithëse deklarimi dhe kontrolli i pasurive të kësaj kategorie bëhet prej vitesh në Shqipëri, për shkak të pengesave ligjore dhe institucionale nuk ka qenë e mundur që pasuria e tjetërsuar ose e regjistruar në emra të personave të afërm ose të lidhur me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar të zbulohet nga autoritetet shqiptare.

3) Evidentimi i elementëve konkretë të lidhur me krimin e organizuar, duke rritur mundësinë e kontrollit të lidhjeve të dyshimta edhe jashtë territorit të Shqipërisë por edhe me anë të mjeteve të përdorura nga shërbimet e specializuara për këtë qëllim.

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, Genoveva Calavera e pa me sytë e saj pikturën nudo të Firdesit e cila rrinte varur në zyrën e kësaj të fundit. Pra, Calavera shkoi në zyrën e Firdesit e informuar nga lajmet tona se Firdesi mbante në zyrë një pikturë nudo, pikturë e cila tërhiqte “klientelën” e saj, të dënuar e të pandehur, për ta kthyer zyrën e saj në dhomë gjumi.

Shefja e “ONM”-së vërtetoi vetë edhe njëherë se lajmet janë të bazuara dhe të faktuara. Lajmet hedhin dritë mbi të vërtetën e procesit të vettingut në Shqipëri që mesa duket Calavera nuk e pranon dot të vërtetën e hidhur të vettingut të llumosur që nuk i bëri dot derman dhe u largua.

Calavera ka sekuestruar me dorën e saj foton nudo, e cila ka pasur përmasat prej 1 metra  gjatësi, dhe 65 cm e gjërësi, në sfond me njgjyrë rozë dhe me organin gjenetal të pa depiluar, flokë të gjata me ngjyrën e flokëve të Firdesit. Kjo pikturë iu la në ruajtje ekspertit  ndërkombëtar,  pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) është dhe Hans Kijlstra, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit të Amsterdamit dhe kryetar i dhomës për ekstradimet dhe Urdhër Arrestet Evropiane, i cili është edhe ekspert i trafikimit të qënieve njerëzore.

Pra, procesi i vettingut është kthyer në pazar, pasi etika dhe morali i komisionerëve të Reformës në Drejtësi lë për të dëshiruar.