Kriteret për Reformën në Drejtësi ishin të qarta dhe të mirëpërcaktuara por askush nuk i zbatoi kriteret, Komisionerët e Vettingut u përzgjodhën pa asnjë kriter, asnjë problem për zgjedhjen dhe zënien e tyre në karriget e Vettingut. Këta komisionerë duhet të ishin të parët që duhej të flakeshin jashtë Reformës në Drejtësi.
Calavera erdhi në muajin dhjetor të 2017 dhe zhvilloi disa takime ku është diskutuar çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut dhe në fillim të muajit shkurt erdhën dhe anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët u përzgjodhën nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia.
Shefja e ONM-së u zotua se do të përmbushet misionin e saj por në fakt Calavera heshti përballë padrejtësive që u zhvilluan në vetting dhe e ktheu reformën në drejtësi në Pazar, në favor të xhepave të saj dhe të politikës.
Kriteret për tu bërë pjesë e Vettingut janë të qarta, por mesa duket Calavera bëri një sy qorr dhe një vesh shurdh. Mbrojti Roland Ilian edhe pse ai nuk ka të certefikuar gjuhën Angleze. Mbrojti Etleda Ciftjen e cila është një thjesht një falsifikatore e rëndomtëe lidhur me bandën e Xhihanëve dhe që mbart në ndërgjegjje vdekjen e 20 jetëve të pafajshme. Mbrojti një kriminel si Luan Daci për të cilin vuajti një shqipëri e tërë nga krimet mizore të tij, mbrojti pasurinë e Lulzim Hamitaj dhe shume komisionerëve të tjerë.