Reforma në drejtësi në ngërç/ Vetting që nuk filtron komisionerët

Kur vetting filloi të marrë formë në Shqipëri, në mënyrën e idealizuar që drejtësia do të pastrohej nga të inkriminuarit, të korruptuarit dhe të paaftët, filluam të besojmë se ky vend do të bëhët. Reforma në drejtësi na zhgënjëu. Edhe pse ka vite që reforma në drejtësi ka nisur, duket se po hasen çdo ditë problematika dhe se drejtësia ka pësuar një ngërç.

Burime për In-Front.org kanë dërguar informacione të shumta rreth komisionerit Roland Ilia I cili është hetuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, së bashku me disa ish-kolegë të tij në Universitetin e Shkodrës.

Ilia është hetuar për gati një vit nga prokurorja Esmeralda Ndoj, por më pas hetimet për të janë pushuar.  Komisioneri Roland Ilia nuk ka integritet moral për të qenë në detra të rëndësishme dhe poste kaq të larta që peshojnë, siç është reforma në drejtësi.