Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 viktima dhe 453 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3,680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, njofton IKSHPKi.
Numri total i rasteve pozitive është 69,230 raste nga 307,332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,599 raste të vdekjes.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59,849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,782.