Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për sa i përket cështjes së vaksinës dhe pikëpyetjeve që qarkullojnë në raport më të.
Rama deklaroi se Pfizer ka një kontratë me gjithë botën që të ruhet sekreti. Sipas tij asnjë kontratë e Pfizer nuk është publike dhe se fakti që është sekret nuk ka të bëjë me të.
“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar, nuk ka lidhje me dëshirën time ndaj është e pamundur që të bëhet publike. Nëse ju do të gjeni një vend të BE-së apo çdo vend tjetër që e ka bërë publike ne do e bëjmë të dytët.
Sekreti që mbulon kontratën e Pfizerit nuk është për çmimin por me modalitete e çdo kontrate. Për sasitë për kohën e gjëra të tjera. Secili mund të dyshojë çfarë ka dëshirë por është e verifikueshme se paratë që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti, dhe nuk duhet që ta ushqeni popullin me konpiracione idioteske. Asnjë kontratë e Pfizerit nuk është publike, unë nuk e dija këtë dhe më parë deklarova se do e bëja publike në Parlament, por më thanë se një gjë të tillë se bëja dot, pasi ishte sekret tregtar.
Ne kemi kapacitetin që të paguajmë për të gjithë vaksinat e popullit shqiptar, vaksinat kanë çmime të ndryshme dhe nuk mund të vëmë një çmim paraprak, me llogarinë që ne kemi për vaksinën më të shtrenjtë siç është Pfizer ne i kemi të gjitha paratë për ta marrë”, përfundoi Rama.