Komisionerja Etleda Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ajo ka marrë pjesë në kualifikime të ndryshme profesionale, brenda dhe jashtë vendit. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
Njëkohësisht në dokumentacionin e paraqitur përpara komisioneve si në Komisionin e ngritur në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë na rezulton se komisionerja Etleda Çiftja ka paraqitur fakte të rremë përpara institucioneve dhe ky fakt përbën fakt penal.
Në CV dhe në komisionet përkatëse nga Etleda Çiftja është paraqitur fakt i rremë dhe pikërisht fakti i zotërimit shumë mirë i gjuhës Angleze.
Dokumenti i paraqitur nga Etlida Çiftja nuk është çertifikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është një test report form, i cili ka të cituar te pjesa lartë shënimin se: personi i testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të pajiset me çertifikatë.
Duket shumë qartë se Etlida Çiftja ka gënjyer përpara institucioneve duke e ngarkuar këtë person me përgjegjësi penale.